DYLON

Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra

Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra
Avatar photo Redaksia

“Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra”, ka bërë me dije Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.

EkoHigjiena

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.

“Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.