DYLON

Kanë nisur aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit” – 2026

Kanë nisur aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit” – 2026
Avatar photo Redaksia

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit” në Zhegër, kanë nisur aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”.

Aktivitet filluan me turneun në futboll të vogël “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”.

EkoHigjiena

Derisa mbrëmjen e 1 majit ndizen “Flakadanët e Lirisë”, kushtuar 114 dëshmorëve të rënë në betejën heroike të Koshares në orën 19.30.

Ndërsa në orën 20:00 mbahet finalja e madhe “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”.

Kryetari i Komunës Alban Hyseni, ka ftuar qytetarët që me krenari të bëhen pjesë e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”.

Sipas tij aktivitet e nisura nga data 23 prill vazhdojnë deri më 10 maj.

“Zhegra dhe Gjilani, do të frymojnë me aktivitete që nderojnë jetën dhe veprën e heroit tonë, Agim Ramadani. Le të mblidhemi për të kujtuar sakrificën për liri dhe për të lartësuar vlerat tona kombëtare përmes sportit, artit e muzikës”, tha kryetari Alban Hyseni.

Nga 1 maji manifestimi vazhdon me aktivitete tjera deri më 4 maj me ngjarje të shumta, përfshirë turneun tradicional në “Snooker” me 1,2,3 maj.

Pastaj një garë ndërkombëtare në karate më 3 maj, si dhe memorialin tradicional të peshkatarisë më 10 maj të organizuar nga SHPSR “Cormoran” në Gjilan në orën 08:00.

Më 2 maj në orën 14:00, mbahet aktiviteti poetik “Muza e Agimit”, ku poetë nga trojet shqiptare do të sjellin vargje kushtuar heroit Agim Ramadani, duke përforcuar dimensionin kulturor të këtij manifestimi.

Ndërsa me 3 maj, shënohet “Ditën e Shkollës” dhe ditëlindja e Agim Ramadanit.

Derisa në orë 16:00, mbahet tubimi qendror – ” I këndojmë Agimit”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.