DYLON

Kanë filluar zgjedhjet studentore të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zgjedhjet studentore 2015, që në Universitetin “Kadri Zeka” organizohen për herë të parë, kanë filluar në ora 07:00, dhe 4 pikat e vend votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Qendrat e vendvotimit i ka vizituar, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.

EkoHigjiena

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Universitetit “Kadri Zeka” po bënë monitorimin nga afër të procesit te zgjedhjeve studentore 2015.

Në garë janë 2 organizata studentore të cilat po për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.

Janë 3308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.