Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e fushës sportive në shkollën e Goshicës
/2L ONLINE/ – Në Goshicë ka në filluar sot punimet në rregullimin e fushës sportive të shkollës fillore të këtij fshati. Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka theksuar përkushtimin institucional për të krijuar kushte sa më të mira në shkollat e komunës së Vitisë, respektivisht në Goshicë ku përpos fushës sportive, në këtë shkollë janë bërë edhe punë të tjera të renovimit të brendshëm dhe të jashtëm të këtij objekti shkollor.
“Ju përgëzoj për punën e mirë që po bëni në edukimin e nxënësve por edhe mirëmbajtjen e shkollës. Goshica si lokalitet njihet për raporte tepër të mira mes shkollës dhe prindërve, që kanë ndikuar edhe në rezultatet e mira të kësaj shkolle”, ka thënë kryetari Haliti.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, drejtor të drejtorive komunale, këshilltar komunal, si dhe personeli i shkollës dhe nxënësit. Drejtori i shkollës “Mirali Sejdiu” paralelja e ndarë në Goshicë Musa Ramizi, ka falënderuar udhëheqësit komunal për mbështetje në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve më të mira për mësim.
Pikërisht kjo ka ndikuar që ne si shkollë të realizojmë 27 aktivitete si shkollë, prej muajit shtator e deri më tani, tha Ramizi. Në shkollën fillore në Goshicë, muaj më parë është bërë renovimi i objektit Brenda dhe jashtë saj, është shtruar dyshemeja me linolitë, si dhe së shpejti do të fillojë rregullimi i nyjave sanitare. Terreni sportiv në Goshicë është në vazhdën e ndërtimit të fushave sportive nëpër shkolla ku sivjet parashihen të ndërtohen 5 sosh. /2L ONLINE/

