DYLON

Kanë filluar punimet në rrugën “Adem Jashari” faza e dytë nga Xhamia e Madhe deri te medreseja

Kanë filluar punimet në rrugën “Adem Jashari” faza e dytë nga Xhamia e Madhe deri te medreseja
Avatar photo Redaksia

“Ka nisur faza e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan. Tani më punimet janë rikthyer nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Ai ka thënë se për këtë projekt janë zhvilluar edhe biseda me qytetarët dhe sipërmarrësit e kësaj zone.

EkoHigjiena

“248 mijë euro kosto dhe rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës “Adem Jashari”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregon se do të jetë rruga e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative.

Gjatë realizmit të punimeve rruga nuk do të jetë e mbyllur tërësisht, por vetëm njëra korsi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.