DYLON

Kanë filluar punimet në rivitalizimin e kulmit të QKMF-së në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjendja jo e mire e kulmit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare „Nëna Terezë“ në Viti i ka shtyrë autoritetet komunale të Vitisë që të ndërmarrin hapa konkrete në rivitalizimin e tij me qëllim të parandalimit të dëmtimit të këtij objekti shëndetësor. Me këtë rast sot kanë filluar punimet në riparimin e kulmit të këtij objekti ku shumica e qytetarëve të komunës së Vitisë marrin shërbime shëndetësore.

Para fillimit të punimeve për rivitalizimin e kulmit të objektit të QKMF-së në Viti, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka folur për rendësin e këtij projekti por edhe projekteve të tjera të cilat janë realizuar në fushën e shëndetësisë.

EkoHigjiena

“Ky projekt për mua është aq i rëndësishëm sikurse projekti i ambulantes që e kemi nisur në Skifteraj ose të përfundimit të Ambulantes në Pozheran, sepse çdo punë në fushën e shëndetësisë pa dallime se a ka vlerë të lartë apo të ultë financiare për mua ka një rëndësi të veçantë“ u shpreh Haliti. Ai potencoi se detyra e udhëheqëseve komunal është ju ofroj kushte për punë mjekëve me qëllim të qytetarëve të ju ofrohen shërbime sa më të mira shëndetësore.

Haliti bëri dije se është duke i shikuar mundësitë me mekanizmat përkatës që të bëjë decentralizimin e shërbimeve të Hemodializës në Viti. Ndër tjerash Haliti ka përmendur edhe shumë punë të tjera të cilat do të zhvillohen në këtë komunë në sektorë të ndryshme duke premtuar se Vitia gjatë këtij viti do të jetë një vend punishte edhe më e madhe se vitin e kaluar. Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka vlerësuar se ka qenë shumë e nevojshme të intervenohet në rregullimin e kulmit të dëmtuar pasi kjo sipas tij njëherit ishte edhe kërkesë e stafit mjekësor pasi ky kulm i dëmtuar kishte shkaktuar probleme në brendësi të këtij objekti./2L ONLINE/