DYLON

Kanë filluar provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Që nga ora 9:00 në fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka”, në gjilan, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj. Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017, do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentët që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

EkoHigjiena

Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet deri më 22 shtator 2016.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data 26. 09. 2016 deri më datë 30.9.2016 prej orës 9:00 – 15:00./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.