/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve për nderë të 14 qershorit Ditës së Çlirimit të Vitisë, si dhe Javës Teatrore, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport e mbështetur nga Ministria për Kulturë Rini e Sport, sot në Viti, u dha shfaqja teatrore “Zotëri Gjykatës” e Teatrit të Qytetit të Vitisë. Në këtë shfaqje teatrore të realizuar nga trupa artistike e aktorëve të rinj vitias, përmes pjesëve të ndryshme të satirës u demaskuan shumë dukuri negative me të cilat po përballet shoqëria kosovare ./2L ONLINE/