DYLON

Kanë filluar aktivitetet për Manifestimin Tradicional “Qershori i Lirisë” 2021

Kanë filluar aktivitetet për Manifestimin Tradicional “Qershori i Lirisë” 2021
Avatar photo Redaksia

Për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës kanë filluar të mbahen aktivitete të ndryshme kulturo-artistike.

Në Manifestimin Tradicional “Qershori i Lirisë” 2021 i organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kinemanë e Qytetit është shfaqur një film.

EkoHigjiena

Këtë film e përcollën mbi 400 nxënës të shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” dhe filmin e njëjtë në ditët në vazhdim do ta përcjellin edhe nxënësit e të gjitha shkollave fillore.

Aktivitetet vazhduan edhe me Promovimin e Librit “Arsimi në demokracinë e brishtë” të profesorit Bardhyl Musai, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”. Hapja e promovimit të librit u bë me një melodi instrumentale të ekzekutuar nga Hysnije Latifaj.

E në emër të DKRS të pranishmit i përshëndeti Udhëheqësja e Sektorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Azemine Maliqi, dhe pas fjalës së saj, ka qenë edhe një monolog nga aktorja e komunës së Kamenicës, Fitore Jashari.

Ndërkaq për rëndësinë e librit folën prof.dr Sabri Tahiri, eksperti i arsimit, prof. Halim Hyseni, dhe prof. Nexhat Rexha.

Në fund e mori fjalën edhe vet profesori, Bardhyl Musai, i cili falënderoi Komunën për organizimin.

Dita u përmbyll me Finalen në turnirin e futbollit të vogël të mbajtur me shumë të pranishën në Palestrën e Sporteve.

Sh.F.M.U “Abdullah Krashnica-Presheva” – Koretin dhe Sh.F.M.U “ Metush Krasniqi”-Roganë janë ekipet të cilat garuan mes tyre.

Fituese e kësaj lige ishte shkolla fillore “Abdullah Krashnica-Presheva” nga Koretini. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.