Kandidatura ime për Kuvendin Komunal lidhet drejtpërdrejt me objektivat tona si subjekt politik për zhvillimin ekonomik të Gjilanit
Kandidatura ime për Kuvendin Komunal lidhet drejtpërdrejt me objektivat tona si subjekt politik për zhvillimin ekonomik të Gjilanit
/Ilmi Mustafa kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/
Është urgjente të ndërmarrim hapa konkretë për të ndalur ikjen e të rinjve, sepse Gjilani është ndër komunat më të prekura nga kjo dukuri. Kjo na obligon të veprojmë, jo vetëm të flasim.
Qëllimi im është të krijojmë kushte të favorshme për investitorët e huaj dhe ata nga diaspora jonë, duke hapur vende të reja pune, duke ofruar kushte dinjitoze pune dhe paga konkurruese.
Kjo është e domosdoshme, sepse një komunë pa banorë është një komunë e vdekur.
Gjilani meriton qeverisje ndryshe, me njerëz të përgjegjshëm dhe të zotë. Ne do ta bëjmë Gjilanin një komunë të zhvilluar dhe të jetueshme.
174 7