DYLON

Kandidatura ime nuk është thjesht një garë politike, është një mision për të sjellë zërin e rinisë në vendimmarrje

Kandidatura ime nuk është thjesht një garë politike, është një mision për të sjellë zërin e rinisë në vendimmarrje
Avatar photo Redaksia

”Kandidatura ime për Asamblenë Komunale nuk është thjesht një garë politike – është një mision për të sjellë zërin e rinisë në vendimmarrje, thotë Jon Veseli, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për anëtar të Kuvendin Komunal të Gjilanit

Ai tha se rinia e Gjilanit ka energjinë, idetë dhe talentin për të zhvilluar qytetin tonë – por shpesh mungon mbështetja. Veseli beson se është koha që rinia të ketë zë të fuqishëm në vendimmarrje.

“Si student i Fakultetit të Mjekësisë dhe kryetar i Forumit Rinor të AAK-së në Gjilan, unë e di se çfarë sfidash përballim çdo ditë: mungesë hapësirash për zhvillim, vështirësi në arsimim, transport dhe shumë pak mbështetje për idetë e reja”, thotë Jon Veseli.

Ai tha se garanton që zëri i rinisë do të dëgjohet fuqishëm në Asamblenë Komunale.

“kjo do të ndodh sepse unë vij nga rinia, jam pjesë e saj. Me rininë, për rininë – Dritë për Gjilanin”, thotë Jon Veseli, kandidat i AAK-së në garën për Kuvendin Komunal të Gjilanit.  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.