Kandidati për kryetar, Visar Ymeri, prezanton planin për angazhim dhe ndryshim
Kandidati për kryetar, Visar Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajten e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme ku kandidati Visar Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme.
Lëvizja Vetëvendosje njofton se prezantimi do të mbahet sot në, ora 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi t’i shtrojnë pyetje Visar Ymerit lidhur me kandidaturën dhe planin e tij.
