Kandidati i LDK-së për Gjilanin: Lutfi Haziri apo Fatmir Rexhepi?!Arben Mehmeti

Kandidati i LDK-së për Gjilanin: Lutfi Haziri apo Fatmir Rexhepi?!

Ndonëse, kryetari aktual i LDK-së së Gjilanit Lutfi Haziri, që njëherësh është edhe kryetar i komunës, në prononcimet e tija për media e “mjegullon” shpesh me deklaratat e tija, se a do të kandidojë, apo jo, për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e tetorit, megjithatë, hë për hë, ai shihet si kandidati më i mundshëm që LDK do ta nxjerrë në garë, në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ndonëse LDK, Dega në Gjilan, kohë më parë, kishte dalë me një komunikatë se është në kërkim të një kandidati konsensual, dhe këtë madje e pat konfirmuar edhe vet Lutfi Haziri, për sekretarin e degës së LDK-së në Gjilan, Arben Mehmetin, është Lutfi Haziri, por edhe Fatmir Rexhepi, dy emra konsensual për të cilët LDK-ja ka unitet të plotë.

Mehmeti ka thënë për Portalin 2LONLINE, se edhe Haziri edhe Rexhepi, cilido që do të dilte kandidat i LDK-së, në garën për të parin e komunës, në zgjedhjet e tetorit, një gjë dihet sigurt se ata janë kandidatë fitues.

Ndonëse Mehmeti thotë se janë këta dy figura për të cilët konsensusi i LDK-së së Gjilanit është i plotë, megjithatë ai nuk e ka mohuar që mund të ketë edhe të interesuar të tjerë.

Mehmeti thotë se edhe Lutfi Haziri edhe Fatmir Rexhepi janë figura të dëshmuara, të verifikuara e që hyrjen në LDK e kanë pasur përmes derës normale, dhe kushdo që vije nga dera tjetër, është problematike të ketë mbështetjen konsesnuale të LDK-së së Gjilanit.

Lutfi Haziri

Fatmir Rexhepi

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE