DYLON

Kandidatët e LDK-së takuan përfaqësuesit e shoqatave me nevoja të veçanta

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kandidatët për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjilani, Lirije Kajtazi, Naim Behluli dhe Sabit Rrustemi kanë takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Shurdhmemecëve të Gjilanit, të Shoqatës së të Verbërve dhe të Shoqatës së “Handikos”.

Gjatë takimit miqësor, kandidatët e LDK-së u zotuan se do të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të ndikuar në sigurimin e buxhetit për këto organizata, për rehabilitimin e tyre dhe në përkrahjen dhe inkurajimin maksimal në shkollim për ta zhdukur analfabetizmin.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan kandidatët e LDK-së për vizitën, ndërsa i treguan atyre për sfidat dhe problemet që ballafaqohen.

/ e sponsorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.