Bartësja e listës së Kandidatëve për këshilltarë komunal të Aleancës Kosova e Re- AKR-së, Vjollca Gagica Matoshi, së bashku me zëvendës shefen e shtabit Drita Maliqi si dhe me kandidatët tjerë për Asamble Komunale, nga lagjja Dardania I dhe II vizituan banorët e lagjes dhe parkun Dardania, ku bënë një ecje të lirë duke bashkëbiseduar me banorët për problemet e shumta.
Vjollca Gagica-Matoshi së bashku me kandidatët për asambleist të lagjes: Sami Spahiu, Fadil Sherifi dhe Edon Hoxha u njoftuan për së afërmi për e parkut Dardania.
Gjithashtu nga banorët u tha se ka probleme te mëdha me ujërat e zeza dhe mos pastrimin e lumit Mirusha, çka bënë që shpesh uji të dalë nga shtrati dhe të bëjë vërshimet e podrumeve të shtëpive.
Vjollca Gagica-Matoshi, tha se AKR-ja do të jetë e përkushtuar dhe zotohet se ky degradim i parkut nuk do të lejohet, sepse ndikon direkt në zbehjen e donatorëve të tjerë.
Gjithashtu, nga lagjja Dardania I dhe II në listën e AKR-së për asamble komunale garojnë: Ismet Hajdini , Sami Spahiu, Fadil Sherifi, Edon Hoxha dhe Shehide Ibrahimi.
sponsorizuar nga AKR