DYLON

Kanadezët nuhasin arin në Medvegjë

Avatar photo Redaksia

Kompania kanadeze “Avala resources” këtë vit do të zhvillojë punime të reja në terren në projektin e fshatit Tullarë të Medvegjës, njoftojnë nga kompania. Punimet do të jenë rëndësishëm për definimin e zonës së mineraleve të arit, argjendit dhe plumbit në sipërfaqe, pasi që hulumtimet e deritanishme, sic thuhet “kanë dhënë rezultate inkurajuese”.

“Tani për tani zona që është në objektiv shumë pak është hulumtuar, mirëpo për këtë vit në plan janë punimet e reja në terren, të cilat kanë për qëllim që të testojnë zonat paralele dhe në këtë mënyrë të sjellin deri tek rritja e potencialeve të hapësirës së hulumtuar”, ka deklaruar menaxheri për kërkime i kësaj kompanie Justin var der Toorn.

EkoHigjiena

Në kumtesën zyrtare të kompanisë të cilën e transmeton portali informativ Titulli.com, janë prezantuar rezultatet e gërmimeve nga pjesa jugore e zonës së eksplorimit në Tullarë, ku më parë ishin zbuluar dy depozita të bakrit dhe arit “Kiselak” dhe “Yellow Creek”.

“Avala resources” vitin e kaluar ka marrë projektin e Tullarës, pas integrimit të saj me kompaninë “Dunav resources” në Kanada, kështu që në të ardhmen aktivitetet do të përfshijnë edhe analizat e detajuara të punimeve të deritanishme dhe rezultatet në projektet e caktuara”, ka thënë Justin van nder Toorn.
Në kumtesë gjithashtu paralajmërohen punimet shtesë në projektin e arit në Timok, i cili gjendet në lindje të Serbisë në afërsi të Zhagubicës, për të zgjeruar gërmimet e deritanishme.

Kompania më parë kishte njoftuar se në bazë të rezultateve të deritanishme kërkimore dhe studimeve paraprake, hapja e minierës së parë të arit në Serbi ka kushtuar rreth 177 milion dollarë. Nëse planet realizohen në minierë punë do të gjenin 250 punëtorë, kurse Republika e Serbisë në bazë të rentës së xehes brenda 10 viteve do të mund të fitonte më shumë se 30 milion dollarë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.