DYLON

Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës

Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës
Avatar photo Redaksia

Në ditën e parë të vizitës në Kanada, delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, u prit me nderimet e larta ushtarake në bazën e Forcave të Armatosura të Kanadasë në Halifax. Delegacioni mikpritës kanadez u kryesua nga ministrja e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand.

Në takimin bilateral të realizuar, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, shprehu vullnetin për inicimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona. 

EkoHigjiena

Ministrja Anand u pajtua dhe premtoi që do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.

Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi interesin për bashkë-zbarkim të trupave tona së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi ynë i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej.

Në fund, ministri Mehaj e ftoi ministren Anand për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe u dakorduan që kjo vizitë të zhvillohet në një të ardhme të afërt.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.