DYLON

Kampioni aktual e nis stinorin pranveror me fitore

Kampioni aktual e nis stinorin pranveror me fitore
Avatar photo Redaksia

Stinori pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës ka nisur këtë të shtunë me tri ndeshje të xhiros së 19-të, duke përfshirë këtu edhe ndeshjen Ferizaj – Drita, që i ka takuar gjilanasve, që me një fitore minimale, por të vlefshme për tri pikë, ka regjistruar nismë të mbarë të këtij stinori, në drejtim të objektivit, që është titulli i kampionit.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kristal Abazaj në minutën e 49-të të takimit.

EkoHigjiena

Tani, Drita është në vendin e tretë në tabelë me 32 pikë, një më pak se Ballkani dhe Prishtina.

Përndryshe, ndeshjet tjera të kësaj xhiroje luhen të dielën kur veçojmë ndeshjen e skuadrës tjetër gjilanase, SC Gjilani që pret në shtëpi, skuadrën e Ballkanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.