DYLON

Kampionë në volejboll në të dy konkurrencat

Kampionë në volejboll në të dy konkurrencat
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, janë shpallur kampionë rajonalë në volejboll në të dy konkurrencat, në atë të vajzave dhe të djemve.

Ata ishin më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre nga Kamenica e Vitia dhe do t’a përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane që sivjet pritet të mbahen në Prizren.

EkoHigjiena

Te vajzat, në gjysmëfinale u përballën përfaqësuesit e Kamenicës dhe të Vitisë dhe më të mira ishin nëxënëset nga Kamenica, të cilat ngadhënjyen me rezultat 2:1 në sete.

Në finale u përballën Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” me Gjimnazin “Ismail Qemajli” nga Kamenica dhe gjimnazistet nga Gjilani kanë fituar me rezultat 2:0 në sete 25:16, 25:22 dhe u shpallën kampione regjionale për këtë vit.

Në konkurrencën e meshkujve, në ndeshjen gjysmëfinale, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” mposhti me rezultat 2:0 Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia (25:18, 25:17), derisa në finale gjilanasit ishin më të mirë se bashkëmopshatarët e tyre nga Kamenica, të cilët i mposhtën me rezultat 2:0 në sete (25:16, 25:23).

Djemtë dhe vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilët po udhëhiqen nga profesorët e Kulturës Fizike dhe Sportit, Reshat Syla, Blerim Shala e Selami Haziri dhe të cilët kanë përkrahjen e drejtorisë së shkollës edhe njëherë dëshmuan se po që dallohen në mësime, ata janë edhe sportistë të mirë dhe me plot meritë pritet që të përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit edhe në garat republikane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.