DYLON

Kampionati Evropian Universitar, Tiranë 2026 – Kosova me 2 të arta dhe 1 të argjend

Kampionati Evropian Universitar, Tiranë 2026 – Kosova me 2 të arta dhe 1 të argjend
Avatar photo Redaksia

/Federata e Karatesë e Kosovës/

Kampionati Evropian Universitar – Tiranë 2026

EkoHigjiena

Një paraqitje e jashtëzakonshme e karateisteve tona në Kampionatin Evropian për Universitete në Tiranë 2026, ku Kosova shkëlqeu me 2 medalje të arta dhe 1 medalje të argjendtë!

E Artë – Ekipore Female Kumite Team

• Vlera Qerimi

• Behije Mustafa

• Qendresa Ibrahimi

• Elmedina Istogu

• Albulena Gervalla

E Artë – Vlera Qerimi – +68 kg

Vlera shkëlqeu në finale përballë garueses nga Anglia, duke dominuar luftën dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në triumfin e ekipit. Në garën ekipore, Vlera fitoi të tri përballjet me kundërshtaret e saj.

E Argjend – Qendresa Ibrahimi

Qendresa zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke shkëlqyer edhe në përballjen ndaj Turqisë. Në finalen dramatike, vetëm një pakujdesi në sekondat e fundit e ndau nga medalja e artë, duke u renditur në vendin e dytë.

Behije Mustafa u rendit e 7-ta në garën individuale, me një paraqitje shumë të mirë, ndërsa në garën ekipore fitoi të gjitha tri luftërat.

Elmedina Istogu fitoi dy përballje në garën ekipore.

Albulena Gervalla regjistroi një fitore në garën ekipore.

BILANCI:

2 medalje të arta

1 medalje e argjendtë

5 garuese

Universiteti i Prishtinës u rendit në vendin e parë, në mesin e rreth 400 universiteteve pjesëmarrëse, edhe pse Kosova ishte ndër delegacionet me numrin më të vogël të garuesve.

Në rangimin e përgjithshëm, Kosova u rendit në vendin e 3-të, pas Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, sidomos duke marrë parasysh konkurrencën tejet të fortë në këtë kampionat evropian.

Urime vajzave tona për luftën, përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.