Në kuadër të kampeve verore që po organizon BONEVET Kamenica, po mbahet kampi i parë veror për fëmijë “Një javë rreth botës”
Përmes këtij organizimi, kampistëve të vegjël po iu jepet mundësia të mësojnë për kulturat e botës, mënyrat e jetesës, traditat, gjuhët, muzikën dhe ushqimet.
Këtë javë, me aktivitete të ndryshme, fëmijët do mësojnë rëndësinë e udhëtimit dhe do të ndjehen më mendjehapur.
Me përdorimin e lojërave, teknologjisë, dokumentarëve dhe eksperimenteve, fëmijët do të krijojnë monumente, kostume dhe do të mësojnë fjalë të reja nga e gjithë bota. /2LONLINE/