DYLON

Kampi i FC Drita – një hap i madh drejt një të ardhmeje edhe më të madhe për klubin, të rinjtë dhe qytetin

Kampi i FC Drita – një hap i madh drejt një të ardhmeje edhe më të madhe për klubin, të rinjtë dhe qytetin
Avatar photo Redaksia

Kampi i FC Drita – një hap i madh drejt një të ardhmeje edhe më të madhe për klubin, të rinjtë dhe qytetin.

Sot u shënua një moment i veçantë dhe historik për FC Drita dhe për futbollin gjilanas, me mbajtjen e ceremonisë zyrtare të kampit stërvitor — një projekt që mishëron vizion, përkushtim dhe besim në të ardhmen.

EkoHigjiena

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Presidenti i klubit, Valon Murseli, Drejtori, Feti Murseli, Drejtori Sportiv, Valon Zymberi, Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe drejtues të klubit, përfaqësues të mediave, tifozë dhe dashamirë të shumtë të FC Drita-s.

Ky kamp përfaqëson më shumë sesa një investim infrastrukturor. Ai është një platformë zhvillimi për të rinjtë, një bazë e fortë për sukses sportiv dhe një dëshmi e qartë se FC Drita po ndërton të ardhmen me hapa të sigurt, profesionalizëm dhe vizion. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.