DYLON

Kampanja për pastrimin e ambientit do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor

Kampanja për pastrimin e ambientit do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi i radhës i Task-forcës për pastrimin e ambientit, të cilin e ka udhëhequr nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku.

Në këtë takim, përpos drejtorëve komunalë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë, zjarrfikësve, kompanisë Eco-higjiena e disa OJQ.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se kampanja me moton “Ruaje natyrën, shpëto komunitetin” do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor.

“Përbrenda kampanjës do të ketë mesazhe edukuese për ruajtjen e ambientit, e aktivitete të shumta të pastrimit të ambientit. Mirëpo, qëndrueshmëria e këtyre aktiviteteve do të jetë 365 ditë”, ka thënë nënkryetarja e Komunës.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, do të bëhet pastrimi i shkollave, pastrimi i deponive ilegale, vendosja e koshave të mbeturinave, mbjellja e drunjve dekorativ, pastrimi i shtretërve të lumenjve, e aktivitete të tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.