DYLON

Kamp/Workshop Dyditor “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”

Kamp/Workshop Dyditor “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”
Avatar photo Redaksia

U zhvillua me sukses dita e parë e workshop-it dy-ditor “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”, organizuar nga Center for Cooperation and Networking of Organizations – CCNO, në bashkëpunim me Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

Workshop-i u hap me fjalë hyrëse nga Mediana Bislimi, Drejtoreshë Ekzekutive e CCNO-s, Vaxhid Sadriu, Prodekan i Fakultetit Juridik, dhe Lindita Salihu, Zyrtare për Barazi Gjinore, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të të rinjve në kuptimin e barazisë gjinore dhe të drejtave pronësore.

EkoHigjiena

Gjatë ditës së parë, nën facilitmin e Fatbardha Emini dhe Majlinda Ostrogllava, pjesëmarrësit u njohën me bazat e së drejtës pronësore me perspektivë gjinore, kornizën ligjore përkatëse, si dhe morën pjesë në punë interaktive në grupe, duke ndarë ide, përvoja dhe qasje praktike mbi temat e trajtuara.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit u njohën me bazat e së drejtës pronësore me perspektivë gjinore, kornizën ligjore përkatëse, si dhe morën pjesë në punë interaktive në grupe, duke ndarë ide, përvoja dhe qasje praktike mbi temat e trajtuara.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.