DYLON

Kamenicën e vizituan zyrtarët e lartë të Këshillit të Evropë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi, pritën në takim zëvendës shefin e misionit të Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew Forde dhe koordinatorin e projektit për Evropen Juglindore Emir Adzovic.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes Komunës së Kamenicës dhe Këshillit të Evropës – Misioni në Kosovë në përgjithësi dhe për implementimin e Projektit “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve në Evropën Juglindore” në veqanti.

EkoHigjiena

Kamenica është ndër katër komunat përfituese të këtij projekti në Kosovë, dhe në mesin e 36 komunave përfituese në Evropën Juglindore.

Realizimi me sukses i këtij projekti është biletë për projekte të tjera më të mëdha dhe më të rëndësishme u tha në këtë takim.

Zyrtarët e Këshillit të Evropës thanë se Kamenica ka aplikuar dhe është shpërblyer për shkak të projektit shumë të mirë që ka ofruar, ndërsa Kryetari Sinani u zotua se ky projekt do të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në takim ishte i pranishëm edhe menagjeri i prokurimit Ejup Kastrati./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.