DYLON

Kamenicë: Vrasje e rëndë

Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Kamenicë,ë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjarët është sjell pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004 nga fshatin Karaqevë e Poshtme.

Hashani ka thënë se pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me 1958, si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë.

“Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018 në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë. Ai e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njëjtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.

“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin mjeko ligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.