/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka njoftuar për nj vdekje aksidentale që ka ndodhur në fshatin Strezovc të komunës së Kamenicës. Njësitet patrulluese policore kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve të para janë informuar se viktima R. S. (1943) nga fshatin Strezovc gjersa ka qenë duke punuar –kositur në arën e tij me “Traktor Fergusan”, ku në të kishte të vendosur pajisjen për kositjen e barit, në një moment dyshohet se ka humbur kontrollit mbi mjetin e punës dhe është rrokullisur, ku gjatë rrokullisjes i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se të njëjtin familjarët e tij i kishin dërguar në Spitalin e Graçanicës dhe më pas për arsye të plagëve të rënda në QKUK në Prishtinë. Por, nga QKUK policia është informuar se si pasojë e plagëve të marra, edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve ai kishte ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili urdhëron që të hapet rasti “vdekje aksidentale” dhe trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/