DYLON

Kamenicë: Vazhdojnë takimet informuese me qytetarë rreth Rindërtimit të Kadastrit

Kamenicë: Vazhdojnë takimet informuese me qytetarë rreth Rindërtimit të Kadastrit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka vazhduar takimet informuese me qytetarë lidhur me procesin e rindërtimit të kadastrit në Karaçevë të Poshtme dhe Karaçevë të Epërme.

Gjatë këtyre takimeve është vërejtur një interesim jashtëzakonisht i madh nga ana e qytetarëve, duke dëshmuar rëndësinë që ky proces ka për banorët e këtyre fshatrave.

EkoHigjiena

Në kuadër të diskutimeve janë trajtuar hapat konkretë, procedurat dhe përfitimet që sjell ky proces ku ndër të tjerash Drejtoresha Burbuqe Leka ka theksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për të informuar dhe përfshirë qytetarët në çdo hap të këtij procesi me rëndësi të veçantë për zhvillimin lokal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.