DYLON

Kamenicë: Vazhdohet afati për të aplikuar për grante

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë në Kamenicë ka bërë të ditur se është vazhduar edhe për disa ditë afati i aplikimit për grantet që ofron Unioni Evropian përmes Agjencionit Zhvillimor Rajonal. Drejtuesit e kësaj drejtorie ftojnë bizneset të interesuara të aplikojnë për grantet që ofron Unioni Evropian përmes Agjencionit Zhvillimor Rajonal (ARDA),se afati i aplikimit është vazhduar deri më datë 25 Maj 2016 ne ora 16:00.

Siç dihet, asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) ka lansuar Skemën e Granteve për Zhvillimin e Sektorit Privat të financuar nga BE, e cila ka për synim t’i ofrojë mbështetje ndërmarrjeve ekonomikisht të qëndrueshme dhe krijimit e vendeve të reja të punës dhe të ofrojë mbështetje financiare në themelimin e ndërmarrjeve të reja private apo zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla ekzistuese.

EkoHigjiena

Arsyeja e vazhdimit të afatit për aplikim është ndryshimi i disa procedurave të brendshme të ARDA-së,por gjithashtu edhe t’u jepet mundësia bizneseve që kanë aplikuar të mund të korrigjojnë aplikacionet e tyre dhe t’i ri-dorëzojnë si dhe për ato që nuk kanë mundur të aplikojnë ta bëjnë atë deri me datën 25 Maj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.