DYLON

Kamenicë: Transporti i nxënësve drejt riorganizimit

Kamenicë: Transporti i nxënësve drejt riorganizimit
Avatar photo Redaksia

“Në Kamenicë, përmirësimi i transportit të nxënësve po trajtohet si një nga prioritetet kryesore nga Drejtoria e Arsimit, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurimin e qasjes së barabartë në arsim”, thonë drejtuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, së bashku me stafin e tij, kanë zhvilluar një takim pune ku është diskutuar në detaje për organizimin aktual të transportit dhe nevojën për përmirësime konkrete.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u bë e ditur se nga muaji shtator pritet një riorganizim i linjave të transportit, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe mbulimin më të mirë të nevojave të nxënësve në të gjitha zonat e komunës.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rritja e nivelit të sigurisë gjatë transportit, si dhe garantimi i barazisë sociale, duke mundësuar që çdo nxënës të ketë qasje të barabartë në arsim, pavarësisht vendbanimit apo kushteve ekonomike.

Po ashtu, u theksua rëndësia e lehtësimit të barrës financiare për familjet, përmes ofrimit të një sistemi transporti më të organizuar dhe funksional.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.