DYLON

Kamenicë: Të shqetësuar për shkurtimin e buxhetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shqyrtimi i kornizës afatmesme buxhetore 2016/2018, Shqyrtimi i propozim-vendimit për lejimin e shpalljes së konkursit për ndarjen e banesave dhe informata lidhur me përfundimin e gjysëmvjetorit të dytë 2014/2015, ishin disa nga pikat e rendit të ditës me të cilat u morën kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Kamenicës në seancën e sotme që u mbajt në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.

Në drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Bajram Dërmaku, u mbajt kjo seancë ku anëtarët e Kuvendit ngritën shqetësimet e tyre për kornizën afatmesme buxhetore, si pasoj e shkurtimit të buxhetit.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani tha se kjo qarkore vjen nga qeveria e Kosovës, dhe atyre u mbetët që të jenë shumë aktiv dhe bashkërisht të bëjnë përpjekje për realizim të kërkesave dhe projekteve kapitale me këtë buxhet të planifikuar.

Ndër tjerash, Sinani tha se kanë përmbushur të gjitha aspektet ligjore dhe teknike për fillimin e ndarjes së banesave për ato familje me nevoja të veçanta. “Po ashtu kem formuar komisionin profesional që do të merret me ndarjen e banesave pas përmbylljes së konkursit nga qytetarët e komunës sonë”, ka thënë kreu i komunës.

Ai njëherësh kërkoj që ato banesa të ju ndahen familjeve që me të vërtet i duhen dhe i meritojnë.

“Pa dyshim se komisioni do të bëjë punën e vet profesional që duhet për ndarjen e banesave”, tha Sinani.

Pas debatit për gjysëmvjetorin e dytë të përfundimit të vitit shkollor 2014/2015, kryetari Sinani falënderoi drejtorët e drejtorive komunale që po i përmbushin kërkesat e qytetarëve.

“ Nuk është e lehtë për mua si kryetar e as për drejtorin e arsimit që pas shuarjes së klasave të 13 të mos mbetët asnjë mësimdhënës pa orë mësimi dhe pa punë, poashtu testi i maturës që është përmbyllur me sukses dhe përfundimit i vitit shkollor”, ka thënë Sinani.

Ndërsa, Drejtori i drejtorisë së Arsimit, Agim Shkodra tha se kanë marrë lëvdata nga Ministria e Arsimit për mirëmbajtjen e testit të maturës dhe arritjes së lartë të kalueshmërisë së nxënësve dhe pa incidente apo largime nga testi. /2L ONLINE/