Nga 40 mostra të marra dje nga IKShPK, vetëm pesë prej tyre kanë rezultuar pozitiv, kurse pas ritestimit, dy persona kanë rezultuar negativ. Të infektuarit janë nga Poliqka, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Sipas tij, numri i të infektuarve në total është 39, kurse prej tyre një është nga Komuna e Gjilanit por me prejardhje nga Poliqka. Të shëruar plotësisht në komunën e Kamenicës i kemi gjithsej pesë persona.
“Është shumë e rëndësishme që të vazhdoni t’i ndiqni të gjitha udhëzimet nga organet kompetente sepse vetëm kështu e kalojmë luftën me pandeminë”, ka thënë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.