Për shkaqe sigurie, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe Kryesuesi i taskforces për menaxhimin e vendimeve të marra nga Qeveria dhe Komuna lidhur me parandalimin e virusit COVID-19, Meriton Ramabaja, bëjnë lutje tek të gjithë qytetarët që kanë simptoma si: kollitje, temperaturë e ethe, të evitojnë kontaktin me institucionet shëndetësore dhe personat e tjerë.
“Qëndroni në shtëpi dhe kontaktojeni ekipën mobile të QKMF-së, në këtë numër 0280 371 783. Stafi i QKMF-së do vijë të ju kryej shërbimin në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Tashmë janë zyrtare dy raste të virusit Covid-19 edhe në Kosovë, por lusim qytetarët të mos krijojnë panik. Vetëm kujdesuni për veten dhe ndiqni të gjitha këshillat dhe udhëzimet nga organet përkatëse.