Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën AMJ, kanë filluar ndarjen e 640 pakove higjienike.
Këto pako po shpërndahen tek familjet në nevojë, të cilat janë të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë dhe përmes identifikimit të Këshillave lokal.
Përpos shpërndarjes së pakove ushqimore, edhe këto pako higjienike janë dërguar në secilën shtëpi, duke u kujdesur kështu për mos krijimin e tollovisë dhe mbajtjen e distancës sociale.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar organizatën AMJ dhe Premtim Fazliun për angazhimin dhe ofrimin e këtij donacioni.