Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë, janë shoqëruar në stacionin policor dy persona me dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy të mitura.
SULM SEKSUAL
Kamenicë, 01.09.2021 – 00:10. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy femra kosovare (të mitura). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.