DYLON

Kamenicë: Rendimenti mesatar i grurit, 3.600 kg/ ha

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Procesi i korrje – shirjeve në komunën e Kamenicës ka zgjatur rreth 18 ditë. Sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë: grurë 1700 ha. elb 70 ha. tërshërë 20 ha. si dhe trotikall 30 ha.

Sipas, Komisionit komunal të korrje-shirjeve, rendimenti mesatar i grurit ka qenë 3.600 kg./ ha. te elbi 2.800 kg/ha. te tërshëra rreth 1.800 kg/ha. si dhe te Trotikalli rreth 4.500 kg/ ha.

EkoHigjiena

Të gjitha sipërfaqet e korrura me këto kultura i kanë takuar sektorit privat. Vlen të theksohet, se këtë vit, rendimentet kanë qenë më të ulëta, kurse cilësia e grurit ka qenë më e mirë.

Në procesin e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës, këtë vit kanë qenë të përfshirë rreth 29 autokombajna. Edhe këtë vit sikurse viteve tjera korrje-shirjet janë përcjellë dhe janë zhvilluar në bazë të programit të korrje-shirjeve të hartuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe rregullores komunale për korrje-shirje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.