DYLON

Kamenicë: Rendimentet e këtij viti konsiderohen të kënaqshme

Kamenicë: Rendimentet e këtij viti konsiderohen të kënaqshme
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Kamenicës njofton se fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës ka filluar më 11 korrik 2026, fillimisht me korrjen e sipërfaqeve të mbjella me elb, ndërsa nga 14 korriku 2026 ka nisur edhe korrja e grurit.

Këtë vit, fillimi i procesit është shtyrë për disa ditë krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të përmbajtjes më të lartë të lagështisë në kulturat bujqësore, sipas informatave të marra nga fermerët dhe kombajnerët.

EkoHigjiena

Sipas planifikimeve, gjatë kësaj fushate pritet të korren:

• 1,250 hektarë me grurë;

• 70 hektarë me elb;

• 100 hektarë me tërshërë;

• 50 hektarë me tritikale.

Në proces janë angazhuar 29 autokombajna, të cilat paraprakisht kanë kaluar pranimin teknik dhe janë pajisur me lejet përkatëse nga Komisioni Komunal për Korrje-Shirje.

Deri më tani janë korrur:

• 688 hektarë grurë (rreth 55% e sipërfaqes së planifikuar);

• 66 hektarë elb (rreth 95% e sipërfaqes së planifikuar).

Komisioni Komunal për Korrje-Shirje është duke monitoruar nga afër ecurinë e procesit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë minimizimit të humbjeve gjatë korrjes, ruajtjes së rendit në terren dhe zbatimit të masave parandaluese kundër zjarreve.

Sipas të dhënave nga terreni, rendimentet e këtij viti konsiderohen të kënaqshme. Në disa parcela janë regjistruar rendimente mbi 4,000 kg/ha, ndërsa mesatarisht rendimentet sillen:

• Gruri: 3,500–4,000 kg/ha;

• Elbi: 3,000–3,500 kg/ha.

Megjithëse në disa zona ka pasur ndërprerje të përkohshme për shkak të reshjeve të shiut, kushtet klimatike në përgjithësi kanë qenë të favorshme për zhvillimin e fushatës.

“Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisioni Komunal për Korrje-Shirje mbeten të përkushtuar në zbatimin e Rregullores Komunale për korrje-shirje dhe në mbështetjen e fermerëve, me synim që kjo fushatë të përfundojë me sukses dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës është duke vazhduar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.