Kamenicë: Pesë të testuarit për COVID-19 rezultojnë negativ

Kamenicë: Pesë të testuarit për COVID-19 rezultojnë negativ

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se pesë persona nga Komuna e Kamenicës kanë rezultuar negativ me COVID-19 pas testimit të bërë.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati duke bërë thirrje që të ndiqni udhëzimet dhe të qëndroni në shtëpi, ka thënë se vetëm pesë raste janë aktive në Kamenicë.

“Kjo javë po na shkon me shumë punë e lajme të mira. Nga pesë (5) mostrat e marra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, të gjitha kanë rezultuar negative. Është shumë me rëndësi që nuk kemi vatra të reja të infeksionit, kurse për pesë rastet e mbetura aktive uroj të shërohen së shpejti. Vazhdoni t’i ndiqni të gjitha udhëzimet sepse edhe pak mbeti”, ka thënë Kastrati.

KOMENTE