DYLON

Kamenicë: Pajisje bujqësore përfitojnë edhe 35 fermerë

Kamenicë: Pajisje bujqësore përfitojnë edhe 35 fermerë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe sot ka bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 35 fermerë të Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka uruar fermerët për përfitimin e këtyre pajisjeve.

“Edhe 35 fermerë nga Kamenica, përfituan pajisje bujqësore për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Sot bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Naim Arifin dhe stafin e kësaj drejtorie, kemi shpërndarë 15 kositëse bari dhe 20 mbledhëse bari. Ndërkaq, para pak ditësh kemi ndarë paisje bujqësore edhe për 40 fermerë Urime përfituesve, e ne vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, ka thënë se në vazhdimësi janë duke i mbështetur fermerët.

“Qytetarët e komunës sonë, janë proritet i yni, andaj çdo ditë angazhohemi që t’u ofrojmë kushtet bazë për lehtësimin e punëve të tyre. Urime të gjithë fermerëve”, u shpreh ai.

Ndryshe Drejtoria e Bujqësisë ka shpërndarë pajisje bujqësore ditë më parë edhe për 40 fermerë të Kamenicës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.