Kamenicë: Organizata “TIKA” dhuron 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kamenicë: Organizata “TIKA” dhuron 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar donacionet nga organizata, kompani e individ të ndryshëm.

Sot organizata turke “TIKA” ka dhuruar 50 pako ushqimore për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike në Komunën e Kamenicës.

Donacionin e ka pranuar Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi-Krasniqi dhe Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Brikena Ramabaja, ku dhe zhvilluan një takim me koordinatorin e Zyrës së TIKA-së në Kosovë Burkan Ceran.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, pas pranimit të 50 pakove ushqimore ka falënderuar organizatën “TIKA”.

“Virusi Korona ka dobësuar dukshëm edhe gjendjen ekonomike të familjeve, prandaj na duhet angazhim i përbashkët që askujt mos t’i mungojë ushqimi në sofër. Sfidat e pandemisë i kalojmë më lehtë kur jemi bashkë. Falemnderit organizatës TIKA”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa drejtoresha e DSHMS-së Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar organizatën turke “TIKA”, e cila në vazhdimësi është duke i ndihmuar komunës tonë.

“Falënderojmë organizatën turke për donacionin dhe të gjithë donacionet e tjera që janë bërë në Kamenicë, sepse në këtë mënyrë po i ndihmojmë sadopak atyre që kanë nevojë”, tha Zajmi-Krasniqi.

Gjithashtu edhe drejtoresha e Administratës Brikenë Ramabaja ka falënderuar organizatën për donacionin dhe ndihmën, sidomos në këto ditë sfiduese.

“Falenderojmë shumë “TIKA” për pakot ushqimore për familjet me situatë të rënduar sociale ekonomike, e cila u është vështërsuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë”, ka thënë Ramabaja.

Nga ana tjetër organizat “TIKA” duke treguar se janë duke ndihmuar familjet në nevojë në Kamenicë, ka falënderuar edhe Komunën për bashkëpunimin.

“Falenderojmë Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi Krasniqi dhe Drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja për përcaktimin e listës së familjeve në nevojë dhe ndihmën e ofruar në shpërndarjen e pakove ushqimore”, ka shkruar organizata “TIKA”.

KOMENTE