DYLON

Kamenicë: Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në kulturë

Kamenicë: Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në kulturë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Afrim Dervishi, sot kanë bërë nënshkrimin e kontratave për përfituesit në lëmin e kulturës, rinisë dhe për individë.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, ka uruar përfituesit e subvencioneve, duke shprehur mbështetjen e tij për aktivitetet dhe projektet që ata kanë planifikuar të realizojnë.

EkoHigjiena

Ai theksoi se këto iniciativa jo vetëm që kontribuojnë në zhvillimin e kulturës, rinisë dhe sportit, por gjithashtu sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Komunës së Kamenicës.

Sipas tij, investimi në ide dhe aktivitete që promovojnë angazhimin qytetar, kreativitetin dhe bashkëpunimin është një investim në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe grupet e ndryshme të interesit.

Ai u uroi suksese të gjithë përfituesve në zbatimin e projekteve, duke shpresuar që rezultatet e tyre të jenë sa më të prekshme dhe me ndikim pozitiv për gjithë qytetarët.

Vlera e plotë e subvencioneve të ndara në lëmin e kulturës është 32,000 euro, kurse për subvencionet për rininë dhe individët është 17,200 euro.

Në të dyja fushat, 21 është numri i përfituesve të kësaj mbështetjeje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.