/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në stacionin policor në Kamenicë përmes rrugëve operarive ka siguruar informata se në një hapësirë të thellë malore në fshatin Strezovc, komuna Kamenicë, ka të mbjella bimë narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se janë njoftuar njësitet Anti Drogë nga shtabi Qendror që veprojnë në Gjilan. Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë gjet 24 bimë që besohet se janë të llojit “Kanabis Sativa–Marihuanë”.
Sipas zëdhënësi Hashani, me urdhër të prokurorit janë marrë mostrat dhe janë asgjësuar bimët narkotike ne vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës është në kërkim të pronarit tani për tani të panjohur të parcelës së mbjell me lëndë narkotike. Rasti është nën hetime. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/