DYLON

Kamenicë: Mbahet takimi i KKSB-së

Kamenicë: Mbahet takimi i KKSB-së
Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka mbajtur takimin e rradhës në krye me Kryetarin e Komunës, Qëndron Kastrati dhe Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Nazif Hajrizi.

Kryetari Kastrati bashkë me komandantin Hajrizi diskutuan për çështjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës për muajin tetor dhe gjithashtu u diskutua për zjarrin që e ka kapluar Kamenicën ditë më parë në disa lokacione.

Në pikën e rendit të ditës gjithashtu është përfshirë problemi me qentë endacak dhe diskutimin e kërkesës Sh.02. Nr.33266 dt.31/10/2018 të parashtruar nga Kryetarja e Këshillit të Prindërve, Regjioni i Gjilanit, Nazmije Demolli-Kastrati.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Policia nga Stacioni Policor në Kamenicë, FSK, OSBE-ja, anëtarët e bashkësive lokale, përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kamenicë, bashkësitë fetare të Komunës së Kamenicës dhe anëtarë të tjerë.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.