DYLON

Kamenicë: Mbahen garat regjionale të futsallit

Kamenicë: Mbahen garat regjionale të futsallit
Avatar photo Redaksia

Në sallën e sportit në Kamenicë janë mbajtur garat regjionale të futsallit, në kuadër të organizimit nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë nxënës nga komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, duke sjellë ndeshje të forta dhe konkurrencë të lartë.

Në kategorinë e shkollave të mesme të ulëta, tek vajzat vendin e parë e zuri SHFMU “Selami Hallaqi” nga Gjilani, e ndjekur nga SHFMU “Dëshmorët e Lubishtës” nga Vitia në vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi SHFMU “Sadri Misini” nga Kamenica.

EkoHigjiena

Në konkurrencën e djemve, vendi i parë shkoi për SHFMU “Metush Krasniqi” nga Kamenica, vendi i dytë për SHFMU “Thimi Mitko” nga Gjilani, ndërsa i treti për SHFMU “Bafti Haxhiu” nga Vitia.

Sa i përket shkollave të mesme të larta, në kategorinë e vajzave triumfoi Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani, ndërsa vendin e dytë e zuri SHML “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia dhe vendin e tretë SHML “Sejdi Kryeziu” nga Kamenica.

Në konkurrencën e djemve, vendi i parë i takoi SHML “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, vendi i dytë SHML “Andrea Durrsaku” nga Kamenica, ndërsa vendi i tretë SHML “Zenel Hajdini” nga Gjilani.

Kjo ishte gara e parafundit regjionale për vitin garues 2025/2026, ku u karakterizua me ndeshje cilësore dhe rivalitet të madh ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse.

Organizatorët shprehën mirënjohje për Drejtorin e DKRS-së, z. Afrim Dervishi, për prezencën dhe mbështetjen, si dhe për QKMF-në në Kamenicë dhe stafin e Sportit Shkollor Kamenicë për kontributin në organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.