/2L ONLINE/ – Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bër ët ditur se një qytetar është ankuar në polici se një i dyshuar me vendbanim në Prishtinë i kishte prerë drunjtë në pyllin e tij që ndodhet në fshatin Kremenatë, të Komunës së Kamenicës, edhe atë në dy parcela.
“Në njërën parcelë i janë prerë rreth 30 m kubë dru të cilat i dyshimti i kishte marr, kurse në parcelën tjetër rreth 60 m kubë por të njëjtat i dyshimti nuk kishte arritur t’i merrte, dhe ishin të përgatitura për transport”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas ankuesit, i dyshimti e kishte prerë malin pa dijen dhe lejen e pronarit legjitim. Në vendin e ngjarjes ka dal patrulla policore dhe punëtorët e ekonomisë së pyjeve.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetit dhe urdhëron që rasti ti referohet NJHK-së për hetime. /2L ONLINE/
/FOTOILUSTRUESE/