/2L ONLINE/ – Ditë më parë në stacionin policor në Kamenicë janë lajmëruar së paku gjashtë raste, nga qytetarë të ndryshëm, se atyre u ishin vjedhur biçikletat. Policia e Kosovës njësitet hetuese në Kamenicë gjatë një pune intensive hetimore kanë arritur që të zbulojë një lokacion të dyshimtë në të cilin po mbaheshin një numër i konsiderueshëm i biçikleta rreth njëzet sosh.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se hetimet në vazhdim kanë rezultuar në lokalizimin dhe më pastaj ndaljen e tre personave të dyshimtë të moshës së mitur, që të tre shqiptarë shtetas të Kosovës me banim rezident në Kamenicë.
Zëdhënësi hashani ka thënë se të njëjtit besohet të jenë autorë të këtyre veprave penale të vjedhjeve të biçikletave në territorin e Kamenicës. Nga faktet e gjetura të dyshimtit dyshohet të kenë vepruar në grup. Në gjashtë raste të vjedhjeve janë identifikuar biçikletat nga pronaret dhe të njëjtat me urdhër të prokurorit u janë kthyer atyre.
“Policia e Kosovës njësitet hetuese nga stacioni policor i Kamenicës po punojnë në vazhdimësi deri në identifikim edhe të personave të tjerë që nuk i kanë paraqitë rastet dhe i thrret ata që të vinë t’i identifikojnë dhe t’i marrin biçikletat e tyre. Rastet veç e veç procedohen në Prokurori”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/