Kamenicë: Klasë virtuale për maturantët në lëndën e TIK-ut

Kamenicë: Klasë virtuale për maturantët në lëndën e TIK-ut

Në pamundësi të zhvillimit të procesit të rregullt arsimor pas vendimit për mbylljen e institucioneve shkollore, për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, maturantët e komunës së Kamenicës, nga nesër lëndën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), mund ta zhvillojnë në klasën virtuale nga mësimdhënësi Selami Klaiqi.

Ju njoftojmë se nga LMS – Learning Management Systems,
https://www.schoology.com/ , janë krijuar kuize, debate, shkëmbime materialesh dhe komunikime direkte me mësimdhënësin, që mësimi nga distanca të kuptohet më mirë.

Të gjithë maturantët duhet të klikojnë në linkun më poshtë për regjistrim ose të kontaktoni drejtpërdrejtë prof. Selami Klaiqi.

https://app.schoology.com/course/2394287993/materials…

“Ju dëshirojmë mësime të këndshme në lëndën e TIK-ut dhe falënderojmë profesorin në fjalë për krijimin e materialeve për mësim. Iu bëjmë thirrje të gjithë maturantëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë në përsëritjen e lëndëve nësimore pasi që testi i maturës po ofrohet, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës.

KOMENTE