Kompania Rajonale për Ujësjellës “Hidromorava”, njësia në Kamenicë ka bërë me dije se sot ( e martë), do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorë në lagjen “Malësia” për shkak të punimeve në rrjetin e energjisë elektrike të planifikuara nga kompania KEDS, punime këto që do të ndikojnë edhe në shërbimet e ujësjellësit.
Ja njoftimi i plotë:
KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan
Njësia Kamenicë
Njoftim
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e energjisë elektrike të planifikuara nga kompania KEDS, punime këto që do të ndikojnë edhe në shërbimet e ujësjellësit, me datë 18 gusht 2020, ditë e marte, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për konsumatorë tanë në lagjen Malësia.
Furnizimi me ujë do të ndërprehet në këto intervale kohore:
Nga ora 09:00 – 12:00, dhe
13:00 – 16:00.
Deri në njoftimin e radhës, Ju falemnderojmë për mirëkuptim!
Tel: 044 98 30 93
Përgjegjësi i Njësisë së KRU “Hidromorava” Sh.a
Kamenicë.