Drejtoria e Shëndetësisë̈ dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Kamenicës, ka njoftuar se në kuadër të mbrojtjes nga pandemia COVID-19, është edhe vaksinimi i banorëve të Komunës së Kamenicës.
Andaj, kjo Drejtori thekson se në momentin e fillimit të vaksinimit në të gjithë vendin, edhe në Komunën e Kamenicës do të filloj ky vaksinim.
Për këtë arsye Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Spciale u bënë thirrje këtyre kategorive që nga dita e hënë deri ditën e mërkurë, nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të lajmërohen tek ekipet e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare, në mënyrë që të regjistrohen në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.
Kategoritë të cilat luten të lajmërohen:
– Punëtorët shëndetësorë dhe jo shëndetësorë, të cilët janë të punësuar në institucionet publike dhe private, që janë banorë të Komunës së Kamenicës;
– Banorët e Komunës së Kamenicës të moshës 65 vjeç deri në 80 vjeç e më shumë;
– Pacientët me sëmundje kronike, banorë të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/