Kamenica ka akoma katër të infektuar me koronavirus. Një rast i fundit i ritestuar ka dal pozitiv në testimin e dytë, pra, akoma nuk është shëruar nga COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“E mira është që nga 39 të infektuarit në komunën tonë, 35 prej tyre janë shëruar plotësisht. Shpresoj që edhe katër rastet e mbetura aktive do të shërohen shumë shpejt”, ka thënë i pari i Kamenicës, i cili ka kërkuar nga qytetarët ta vazhdojnë bashkëpunimin me institucione, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’iu përmbahen udhëzimeve të institucioneve përkatëse sepse, siç ka thënë Kastrati: “edhe pak na mbeti”.
Përndryshe, Poliqka është fshati i vetëm i mbetur me persona të infektuar pasi të gjithë ata nga Topanica e Hodonoci që ishin po ashtu vatra të infektimit, janë shëruar.
Të gjithë nga të izoluarit në Poliqkë po i respektojnë udhëzimet, për çka shpresohet se shumë shpejtë edhe katër personat e infektuar do të shërohen plotësisht.